Mijëra të vrarë nga demonstratat e dhunshme në Teheran/ Rreth 200 mijë njerëz protestë në Mynih kundër autoriteteve iraniane

Mijëra të vrarë nga demonstratat e dhunshme në Teheran/ Rreth 200 mijë njerëz protestë në Mynih kundër autoriteteve iraniane

Gjermania është përfshirë nga protesta masive gjatë ditës. Rreth 200 mijë njerëz kanë protestuar në Mynih kundër autoriteteve iraniane. Demonstratat u zhvilluan paqësisht, ndërsa qytetarët kërkonin rënien e Republikës Islame, pas valës së dhunshme të protestave që kanë nisur që nga fundi i dhjetorit. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut në Iran, janë vrarë mijëra protestues atje. Kujtojmë se javën e kaluar, rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Berlin, sipas policisë gjermane , duke iu përgjigjur një thirrjeje nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, krahu politik i grupit opozitar në mërgim Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të cilin Teherani e konsideron një organizatë “terroriste”. Ndërsa gjatë ditës së sotme djali në mërgim i shahut të rrëzuar, Reza Pahlavi i bëri thirrje Donald Trump...