Mijëra pasagjerë të kroçerave të bllokuar në Gjirin Persik, personazhe të njohur rrëfejnë tmerrin në Dubai pas përshkallëzimit të konfliktit
Mijëra pasagjerë të anijeve turistike kanë mbetur të bllokuar në porte në Gjirin Persik, pas kërcënimeve të Iranit për të mbyllur Ngushtica e Hormuzit, duke i lënë turistët në pritje dhe në pasiguri për largimin nga rajoni. Pasagjerët dhe ekuipazhet nuk lejohen të zbarkojnë, ndërsa anijet janë shndërruar në “hotele lundruese”, për shkak të përshkallëzimit të armiqësive dhe frikës për sigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë. Situata u tensionua pasi Irani u zotua të sillte kaos, duke paralajmëruar se do të mbyllte ngushticën dhe do të “djegte çdo anije” që do të përpiqej të kalonte. Sipas raportimeve, të paktën gjashtë anije të kompanive të mëdha turistike ndodhen aktualisht në ndalesë dhe presin udhëzime për nisje. Ndërkohë, rreth 130...
Burimi:
top-channel.tv