Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale
Gjigantët e teknologjisë Meta, TikTok dhe YouTube po përballen këtë javë me një proces gjyqësor historik në Kaliforni, ku akuzohen se platformat e tyre kanë nxitur një krizë të shëndetit mendor te të rinjtë. Ky proces konsiderohet si një pikë kthese në debatin botëror për kohën që fëmijët kalojnë para ekraneve, pasi është hera e parë që këto kompani detyrohen të mbrohen në një gjykatë për dëmet që pretendon se shkakton dizajni i aplikacioneve të tyre. Në qendër të padisë është një 19-vjeçare, e cila thotë se u bë e varur nga rrjetet sociale që në moshë të vogël. Ajo pretendon se mënyra se si janë ndërtuar këto platforma për të tërhequr vëmendjen, i ka shkaktuar depresion të rëndë dhe mendime për vetëvrasje. Avokatët e...
Burimi:
javanews.al