Mes kaosit në Iran, Ali Larijani del si lojtar kryesor

Mes kaosit në Iran, Ali Larijani del si lojtar kryesor

Ndërsa Irani përballet me pasojat e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, që kanë vrarë disa - e ndoshta edhe dhjetëra - udhëheqës të lartë, Ali Larijani shfaqet si figurë kryesore në pushtetin e mbetur të vendit. Politikan veteran, me një karrierë që përfshin pothuajse gjithë historinë e Republikës Islamike, Larijani u rikthye vitin e kaluar, pas një pushimi relativ, dhe që atëherë, ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Rikthimi politik Një moment vendimtar për fatin e Larijanit ishte lufta 12-ditore e Iranit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, në qershor të vitit të kaluar. Vitin paraprak, 67-vjeçarit i ishte ndaluar të kandidonte për president për herë të dytë në tre vjet. Por në gusht, pas konfliktit, ai u emërua në postin e rëndësishëm...