Merz paralajmëron për pasojat e luftës në Lindjen e Mesme: Shembja e Iranit do të sillte krizë të re emigracioni në Evropë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të çojë në shembjen e shtetit iranian, duke theksuar se një skenar i tillë mund të ketë pasoja serioze për Evropën, veçanërisht në fushën e sigurisë, energjisë dhe migrimit. Në një deklaratë publike, Merz theksoi se një konflikt i gjatë në rajon nuk është në interes të Evropës. “Një luftë e pafundme nuk është në interesin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për shembjen e shtetësisë iraniane ose për konfliktet që zhvillohen në territorin e Iranit”, u shpreh ai. Sipas kancelarit gjerman, një destabilizim i plotë i Iran mund të krijojë pasoja të gjera për kontinentin evropian. Ai paralajmëroi se një situatë e tillë mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë rajonale,...
Burimi:
top-channel.tv