Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Merz: Europa duhet ta detyrojë Rusinë të pranojë armëpushimin
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Europa duhet ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim. Gjithashtu shton se ende nuk është në agjendë një armëpushim, për shkak se sipas tij, Moska nuk e do një gjë të tillë. “Një armëpushim nuk është ende në axhendë, natyrisht sepse Rusia nuk e dëshiron atë. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të rrisim çmimin e kësaj lufte – Rusia duhet të kuptojë se nuk ka kuptim ta vazhdojë atë”, tha ai.