MERZ DHE MACRON PER SIGURINE BERTHAMORE
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka konfirmuar se po zhvillon bisedime konfidenciale me presidentin francez Emmanuel Macron mbi parandalimin bërthamor evropian, në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë në kontinent.Deklarata u bë gjatë hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku janë mbledhur mbi 60 krerë shtetesh dhe qeverish.“Kam nisur bisedime konfidenciale me presidentin francez për parandalimin bërthamor evropian”, tha Merz në Mynih, duke theksuar se Gjermania do të respektojë angazhimet e saj ligjore ndërkombëtare.Ai iu referua Marrëveshjes së njohur si Two Plus Four Agreement të vitit 1990, e cila parashikon që Gjermania e ribashkuar të heqë dorë nga prodhimi, zotërimi dhe kontrolli i armëve bërthamore, biologjike dhe kimike.Aktualisht, në kuadër të marrëveshjes së ndarjes bërthamore të NATO-s, armët bërthamore amerikane të vendosura në Evropë...
Burimi:
ntv.al