Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Merr Venezuelën, na lërë dorë të lirë në Ukrainë”, zbulohen prapaskenat e paktit që Moska i ofroi Trumpit në 2019. Ja si u përgjigj Presidenti i SHBA
Zyrtarë rusë sinjalizuan në vitin 2019 se Kremlini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga mbështetja e tij për Nicolás Maduron në Venezuelë, në këmbim të një dore të lirë në Ukrainë, sipas Fiona Hill, këshilltare e presidentit Donald Trump në atë kohë. Rusët e hodhën vazhdimisht idenë e një “marrëveshjeje shumë të çuditshme shkëmbimi mes Venezuelës dhe Ukrainës”, tha Hill gjatë një seance dëgjimore në Kongres në vitin 2019. Komentet e saj dolën sërish në pah këtë javë dhe u shpërndanë në rrjetet sociale pas operacionit të fshehtë amerikan për kapjen e Maduro-s. Hill tha se Rusia e shtyu këtë ide përmes artikujve në mediat ruse që i referoheshin Doktrinës Monroe, një parim i shekullit XIX sipas të cilit SHBA kundërshtonte ndërhyrjen evropiane...