Merkel përflitet se do të ndërmjetësojë negociatat Rusi-Ukrainë
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po përmendet në qarqet politike si një nga kandidatet e mundshme për të përfaqësuar Evropën në ndërmjetësimin e negociatave të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Merkel shihet si figurë me përvojë dhe besueshmëri, pasi njeh personalisht si presidentin Vladimir Putin ashtu edhe Volodymyr Zelenskyy. Një faktor tjetër që po merret në konsideratë është fakti se ajo ka qenë jashtë zyrës për një kohë mjaft të gjatë. Evropianët dhe gjermanët argumentojnë se Merkel ka besueshmëri në Evropë, ndryshe nga Schröder, dhe flet rrjedhshëm rusisht. Megjithatë, zyra e saj nuk ka konfirmuar ndonjë kërkesë zyrtare për këtë rol dhe nuk ka dhënë qëndrim nëse do ta pranonte një detyrë të tillë. Këto zëra vijnë pasi kreu i Kremlinit...
Burimi:
opinion.al