Meloni në anën e Trump, Franca: Shkelen parimet e së drejtës! Gjermania: Presim zgjidhje politike

Meloni në anën e Trump, Franca: Shkelen parimet e së drejtës! Gjermania: Presim zgjidhje politike

Donald Trump dhe Nicolas Maduro ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbrojti sulmin e SHBA-së në Venezuelë, duke e quajtur atë një “mbrojtje” legjitime, edhe pse pretendon se forca ushtarake e jashtme nuk duhet të përdoret për ndryshimin e regjimit. “Qeveria beson se veprimi ushtarak i jashtëm nuk është mënyra për t’i dhënë fund regjimeve totalitare, por në të njëjtën kohë e konsideron të ligjshme ndërhyrjen mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së saj, si në rastin e subjekteve shtetërore që nxisin dhe promovojnë trafikun e drogës”, tha Meloni në një deklaratë. Italia gjithmonë ka mbështetur aspiratën e popullit venezuelian për një tranzicion demokratik në Venezuelë, duke dënuar aktet e shtypjes nga regjimi i Maduros, fitorja e vetëshpallur zgjedhore e të cilit nuk është njohur kurrë nga...