Meloni kundërshton Merz: Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA-të

Meloni kundërshton Merz: Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA-të

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar se nuk ndan të njëjtat mendime si homologu i saj gjerman, Friedrich Merz për kulturën e MAGA-s në Amerikë. “Jo, do të thoja se nuk i ndaj kritikat e Merz për kulturën MAGA (Make America Great Again). Këto janë konsiderata politike, secili udhëheqës bën çfarëdo konsiderate që mendon se është e përshtatshme, por kjo nuk është një çështje që shqetëson BE-në”, tha Meloni, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve mbi deklaratat e kancelarit gjerman. Nga Etiopia, ku po zhvillohet konferenca Itali-Afrikë, kryeministrja italiane shtoi se duhet të bëhen përpjekje për të forcuar më tej marrëdhëniet e Evropës me Shtetet e Bashkuara dhe se Evropa duhet të kujdeset më shumë për veten, veçanërisht në frontin e sigurisë. “E konsideroj të domosdoshme të...