Meloni ‘godet’ Brukselin: Mjaft me burokraci, duam zhvillim!
Në një kontekst ndërkombëtar të shënuar nga tensione të forta gjeopolitike dhe nga një treg energjetik i paqëndrueshëm, qeveria italiane ka vijuar linjën e saj të përplasjes me Brukselin. Këtë e bëri të qartë edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë asamblesë së Confindustria-s, ku ajo e vendosi theksin tek kriza energjetike, ndikimi i tensioneve në Iran dhe pasojat e tyre mbi konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve evropiane dhe italiane. Në fjalimin e saj, që zgjati rreth 36 minuta, Meloni foli një ditë pas zgjedhjeve administrative, të cilat e djathta i konsideron si një përmirësim pas rezultatit të dobët në referendumin e fundit. Ajo e përdori këtë platformë për të shtyrë përpara një mesazh të qartë politik: nevojën për një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj ekonomisë dhe...
Burimi:
javanews.al