Melania Trump në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Paqja nuk ka pse të jetë e brishtë (VIDEO)
Melania Trump kryesoi mbledhjen e United Nations Security Council, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të fuqizojë fëmijët përmes arsimit dhe teknologjisë, si bazë për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme. Kjo shënoi herën e parë që një Zonjë e Parë në detyrë drejton Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për muajin mars, ajo mori drejtimin e Këshillit me temën “Fëmijët, teknologjia dhe arsimi në situata konflikti”. Në paraqitjen e saj të parë si presidente e Këshillit, Melania Trump theksoi lidhjen e ngushtë mes arsimit, inovacionit teknologjik dhe paqes, duke nënvizuar rëndësinë e qasjes së barabartë në mësim dhe teknologji për të ndërtuar një botë më të sigurt. Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, ajo deklaroi se “paqja nuk duhet të jetë e brishtë”, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv