Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, sekuestrohen tonelata me kokainë

Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, sekuestrohen tonelata me kokainë

Marina Meksikane dhe Roja Bregdetare Amerikane sekuestruan tonelata kokainë gjatë një operacioni të koordinuar në Oqeanin Paqësor, njoftuan autoritetet meksikane të mërkurën. Sipas Marinës, aksioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Meksikës, në ujëra ndërkombëtare. Rreth 188 pako me drogë u gjetën në një anije në perëndim të ishullit Clarion, rreth 1,100 kilometra larg portit Manzanillo, në shtetin Colima. Autoritetet konfirmuan edhe arrestime, por nuk dhanë detaje mbi numrin e personave të ndaluar. Operacioni i pazakontë i përbashkët vjen në një moment tensionesh mes dy vendeve, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e operacioneve ushtarake kundër karteleve të drogës në territorin meksikan dhe aksioneve amerikane ndaj mjeteve që dyshohet se transportojnë drogë në rajon. Presidentja...