Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Policia norvegjeze ka publikuar imazhet e personit të dyshuar për shpërthimin e ndodhur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Oslo. Siç shihet në foto, i dyshuari është i veshur me rroba të zeza, me këpucë dhe mban një çantë shpine. Imazhet, të shkëputura nga kamerat e sigurisë, tregojnë lëvizjet e të dyshuarit pranë selisë diplomatike amerikane pak çaste përpara shpërthimit të ndodhur në orët e para të së dielës. Hetuesit po kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e autorit, ndërsa dyshimet e para lidhen me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Ekspertët e kriminalistikës konfirmuan se bëhet fjalë për një “pajisje shpërthyese të improvizuar”, e cila shkaktoi një goditje të fuqishme në hyrjen e seksionit konsullor. Shpërthimi, i regjistruar rreth orës 1:00 të mëngjesit,...