“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, është përfshirë në një skandal të ri pas publikimit të dokumenteve të sapo-hapura të lidhura me të dënuarin për abuzim seksual me fëmijë, të ndjerin Jeffrey Epstein. Dokumentet, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, përmbajnë afërsisht 1 mijë referenca për princeshën dhe shumë emaile të shkëmbyera midis tyre, që tregojnë se ata ishin në kontakt nga viti 2011 deri në 2014. Mette-Marit u martua me mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në vitin 2001. Publikimi vjen në një moment delikat për familjen mbretërore, pasi gjyqi i djalit të saj, Marius Borg Høiby, për përdhunim pritet të nisë këtë javë në Oslo. Ai përballet me 38 akuza, përfshirë përdhunimin e dyshuar të katër grave, sulm dhe shkelje të ligjit për drogën....