Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut
Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara. Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin. “Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani. Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një nga stacionet origjinale të metrosë së qytetit e njohur për tavanet e saj mahnitëse të harkuara. Ai do të betohet përsëri, në një stil më...