Mbreti Charles III në sfilatë mode në Londër pas arrestimit të vëllait të tij

Mbreti Charles III në sfilatë mode në Londër pas arrestimit të vëllait të tij

Mbreti britanik Charles III u shfaq sot në një aktivitet publik në Londër, duke marrë pjesë në një sfilatë mode vetëm pak orë pasi vëllai i tij, Princi Andrew, u arrestua nën dyshimin për sjellje të papërshtatshme në detyrë publike. Monarku përshëndeti kalimtarët teksa mbërriti në prezantimin e stilistit Tolu Coker, pjesë e Javës së Modës në kryeqytetin britanik, dhe u prit me duartrokitje nga të pranishmit. Gjatë shfaqjes ai bisedoi miqësisht me kryetaren e Këshilli Britanik i Modës, Laura Weir, si dhe me stilisten e njohur Stella McCartney, të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve zyrtarë. Arrestimi i Princit Andrew ndodhi më herët gjatë ditës, pasi policia e ndaloi dhe e mori në pyetje lidhur me dyshimet se ai i kishte dërguar...