Burimi:
vizionplus.tv

Foto © vizionplus.tv
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, ambasadori i SHBA: Nuk e kemi pushtuar Venezuelën
Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, iu drejtua sot Këshillit të Sigurimit, duke thënë se nuk ka luftë në Venezuelë pas sulmeve në shkallë të gjerë në vend dhe kapjes dhe arrestimi të presidentit Nicolas Maduro dhe zonjës së parë. “Ne nuk po pushtojmë një vend. Ky ishte një operacion i zbatimit të ligjit në mbështetje të aktakuzave të ligjshme që kanë ekzistuar për dekada të tëra”, shtoi Waltz, duke pretenduar se ekziston precedent për këtë lloj veprimi pasi SHBA-të kapën ish-udhëheqësin e Panamasë, Manuel Noriega, në vitin 1989. “Një veprim i ngjashëm u ndërmor në vitin 1989 kundër Manuel Noriegës. Ai u arrestua, u padit, u dënua në gjykatë dhe vuajti një dënim me burg në Shtetet e Bashkuara dhe Panama”, shpjegoi ai....







