Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Kanada, duke shkaktuar një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit edhe në disa shtete të SHBA-ve, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezikun nga tymi. Sipas të dhënave zyrtare, në Kanada janë aktualisht 857 zjarre aktive, ndërsa shumica e tyre janë jashtë kontrollit. Vetëm gjatë së enjtes janë regjistruar 23 vatra të reja zjarri. Tymi i shkaktuar nga zjarret masive në provincën e Ontarios ka përfshirë zona të gjera në veri të SHBA-së, duke ndikuar veçanërisht në shtetet e Miçiganit dhe Minesotës. Autoritetet amerikane kanë klasifikuar cilësinë e ajrit në disa zona si “të rrezikshme” dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të jashtme. Alarmet për ndotjen e ajrit janë shtrirë...