Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se ai mund të ishte pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, i cili përflitet si lideri i ri suprem i vendit. Personi u shfaq në rreshtin e parë të ceremonisë mortore, duke ndihmuar në zhvillimin e riteve fetare. Ai mbante një kapelë bejsbolli dhe një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën, çka bëri që pamjet të qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale dhe të ngjallnin shumë aludime. Megjithatë, sipas medias Iran International, burri i maskuar nuk ishte Mojtaba Khamenei, por Mohammad Javad Khamenei, nipi më i madh i Ali Khameneit. Raporti thekson se Javad Khamenei pësoi djegie të rënda në fytyrë...