Mashtrim si në filmin e DiCaprio-s/ U shtir si pilot për vite me radhë dhe fluturoi falas qindra herë, 33-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg

Mashtrim si në filmin e DiCaprio-s/ U shtir si pilot për vite me radhë dhe fluturoi falas qindra herë, 33-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg

Një burrë nga Toronto akuzohet se për vite me radhë është shtirur si pilot, duke mashtruar disa nga linjat ajrore më të mëdha amerikane dhe duke përfituar qindra fluturime falas, sipas autoriteteve në Hawaii. Rasti ngjan me filmin e famshëm “Catch Me If You Can”, ku Leonardo DiCaprio luan rolin e mashtruesit legjendar Frank Abagnale. Autoritetet thonë se Dallas Pokornik, 33 vjeç, ka mashtruar sistemin e linjave ajrore për një periudhë rreth katërvjeçare. Pokornik akuzohet për mashtrim, pasi dyshohet se ka mashtruar tre linja ajrore të mëdha amerikane, duke përdorur identitet të rremë profesional. Sipas hetimeve, ai kishte punuar si asistent fluturimi për një linjë ajrore me seli në Toronto nga viti 2017 deri në vitin 2019. Pas largimit nga puna, Pokornik dyshohet se ka...