Masakra në një shkollë në Kanada/ 8 të vrarë, mes viktimave nëna dhe vëllai i autores së krimit

Masakra në një shkollë në Kanada/ 8 të vrarë, mes viktimave nëna dhe vëllai i autores së krimit

Ngjarja e rëndë në Kanada, ku një 18-vjeçare hapi zjarr në një shkollë në Tumbler Ridge, duke lënë të vdekur tetë persona dhe mbi 20 të plagosur, shumica nxënës, ka tronditur mbarë opinionin. Policia identifikoi autoresen si Jesse van Ruchelaar, e cila më pas i dha fund jetës me armë zjarri. Fillimisht u raportuan nëntë viktima, por bilanci u korrigjua pasi një e plagosur rëndë rezultoi se mbijetoi. Sipas autoriteteve, mes viktimave janë një mësues 39-vjeçar, disa nxënës të moshave 11–13 vjeç dhe dy persona që u gjetën të vrarë në një banesë, nëna dhe gjysmëvëllai i autores. Policia kishte ndërhyrë disa herë në banesën e saj vitet e fundit për çështje të shëndetit mendor dhe incidente që lidhen me armë. Ngjarja ndodhi të martën...