Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Naveed Akram, i dyshuari për të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerjen e një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor. Personi tjetër i armatosur, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në vendngjarje, shkruan BBC. Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebraik të Australisë në një aktivitet për të festuar natën e parë të Hanukkah. Ishte të shtënat më vdekjeprurëse në vend që nga viti 1996. Akram përballet gjithashtu me 40 akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje, si dhe...