Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Autoritetet meksikane njoftuan të mërkurën arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në të shtënat që lanë 11 të vdekur dhe rreth dhjetë të plagosur në një stadium futbolli në pjesën qendrore të vendit. Të dielën, persona të armatosur sulmuan një stadium lagjeje dhe hapën zjarr ndaj spektatorëve në Salamanca , një qytet me rreth 160,000 banorë në shtetin qendror të Guanajuato, i cili është ndër ato që janë goditur më rëndë nga dhuna në Meksikë. Autoritetet besojnë se ishte një rast larjeje hesapesh i lidhur me krimin e organizuar. Sekretariati Shtetëror (Ministria) e Sigurisë raportoi se tre të dyshuar u arrestuan, pas një serie “operacionesh të koordinuara dhe të synuara”. Ai nuk dha detaje mbi identitetin e të dyshuarve, as akuzat me të...
Burimi:
top-channel.tv