Masakra me 10 të vdekur në shkollë, kryeministri kanadez anulon vizitën e planifikuar në Gjermani
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pezulluar vizitën e planifikuar në Gjermani pas të shtënave në një shkollë në provincën British Columbia, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 20 të plagosur. Carney pritej të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një aktivitet disa ditor që mbledh mbi 60 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Sipas organizatorëve, diskutimet në konferencë do të përqendroheshin në çështje kyçe globale, përfshirë inteligjencën artificiale, zinxhirët kritikë të furnizimit, mbështetjen për Ukrainën dhe rolin e NATO-s në sigurinë ndërkombëtare. Vendimi për anulimin e udhëtimit vjen në një moment zie dhe shqetësimi në Kanada, pas incidentit të rëndë në British Columbia. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me ngjarjen në vijim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv