“Marrëveshja mund t’i japë fund luftës dhe bllokadës amerikane”, Trump: Nëse nuk arrihet, bombardimet mbi Iran do jenë të nivelit më të lartë ndonjëherë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në rrjetet sociale rreth zhvillimeve të fundit midis SHBA-së dhe Iranit. Në platformën e tij “Truth Social”, ai thotë se lufta dhe bllokada e Iranit mund të përfundojnë me një marrëveshje, por bombardimet mund të intensifikohen nëse Irani nuk bie dakord me një të tillë. Nëse Irani “pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord”, gjë që ai e përshkruan si “një supozim të madh”, atëherë Operacioni Epik i tërbimit do të marrë fund, thotë ai. Trump shton se bllokada amerikane do të “lejonte gjithashtu që Ngushtica e Hormuzit të ishte e HAPUR PËR TË GJITHË, përfshirë Iranin”. Presidenti kërcënon gjithashtu se bombardimet do të rifillojnë nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, “dhe për fat të...
Burimi:
top-channel.tv