Mark Rutte tha se Europa nuk mbrohet dot pa SHBA-në, reagon Franca: Europianët mund dhe do ta marrin përsipër vetë sigurinë e tyre
Franca reagoi ashpër ndaj deklaratës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili argumentoi se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Rutte i bëri këto deklarata gjatë një seance të Parlamentit Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga eurodeputeti francez i ekstremit të djathtë, Pierre-Romain Thionet, i cili nënvizoi se ideja e një ushtrie evropiane është anakronike dhe nuk mund të përballet me sfidat moderne. Përgjigja e Ministrit të Jashtëm Francez, Jean-Noel Barrot, ishte e menjëhershme dhe kategorike. “Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s”, tha ai. Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë...
Burimi:
top-channel.tv