Marco Rubio: Maduro mund ta shmangte kapjen, por zgjodhi të bënte “të fortin”
Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio thotë se presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro nuk është president legjitim dhe se kishte mundësi ta parandalonte arrestimin e sotëm nga amerikanët. “Nuk jemi vetëm ne që po e themi këtë”, shton ai, duke theksuar se edhe administrata e parë e Trump dhe administrata e Biden thanë të njëjtën gjë. Rubio thotë se Maduro nuk njihet gjithashtu as nga BE-ja dhe nga shumë vende të tjera në botë. Ai përshkruan presidentin venezuelian si një “i arratisur nga drejtësia amerikane”, me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh. “Mendoj se kursyem 50 milionë dollarë,” thotë Rubio për operacionin, përpara se Trump të shtonte: “Duhet të sigurohemi… të mos lejojmë askënd ta marrë shpërblimin.” Rubio vazhdoi në konferencën për mediat, duke thënë se Maduro kishte...
Burimi:
javanews.al