“Manipuluat Trumpin me parashikime optimiste për luftën në Iran”/ JD Vance qorton Netanyahun, telefonatë e tensionuar mes tyre
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës e ka kritikuar për parashikime tepër optimiste lidhur me luftën në Iran, raporton Axios. Sipas burimeve të cituara, Vance e ka qortuar Netanyahun për mënyrën se si i kishte paraqitur presidentit Donald Trump mundësinë e një konflikti të lehtë dhe të shpejtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit në Iran të dukej më i arritshëm sesa ishte në realitet. Një zyrtar amerikan tha se zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë mbi këto deklarata, duke përdorur edhe nofkën “Bibi” për Netanyahun. Pas telefonatës, tensionet janë thelluar më tej. Një zyrtar amerikan ka pretenduar se Izraeli po përpiqet të minojë rolin e Vance, i cili ka konsiderohet udhëheqës...
Burimi:
top-channel.tv