Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar sot pas vendimit të BE-së për të nisur hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar si një hap të madh përpara. “Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat,” shkruan Kos në rrjetin X. Ajo shtoi se ky proces është edhe një mundësi për Bashkimin Evropian që të reflektojë mbi zgjerimet e kaluara dhe të vendosë standarde më të forta për të ardhmen. “Ky është gjithashtu një...
Burimi:
javanews.al