Makthi i Vitit të Ri, 19-vjeçari rrëfen skenat e tmerrit nga zjarri në Crans-Montana: Nuk do të shoh kurrë diçka më të keqe se ajo natë
Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin Crans-Montana, duke shkaktuar mbi 47 viktima dhe 115 të plagosur. Dëshmia e një 19-vjeçari italian, i cili ndodhej aty pranë, ka tronditur opinionin publik. I riu Gianni, student i inxhinierisë mekanike në Gjenevë, thotë se mori vesh ngjarjen nga një shoqe e tij, e cila kishte mbërritur në bar pak minuta pas shpërthimit. “Ajo dëgjoi shpërthime të forta dhe pa flakë. E kuptova menjëherë se ishte diçka shumë serioze,” rrëfen ai për gazetën L’Essentiel. Ai arriti në vendin e ngjarjes përpara se të mbërrinin ekipet e emergjencës. Sipas tij, situata përkeqësohej minutë pas minute. “Njerëzit ishin shtrirë përtokë, të plagosur dhe të djegur,” kujton i...
Burimi:
top-channel.tv