Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Make America Great Again/ Rumania dhe Kroacia blejnë armë nga SHBA në funksion të mbrojtjes së Ukrainës
Rumania dhe Kroacia do t’i bashkohen programit të mbështetur nga NATO për blerjen e armëve amerikane në funksion të mbrojtjes së Ukrainës, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas raportimit të Kyiv Independent, Zelensky njoftoi përmes një postimi në Telegram se të dyja vendet do të kontribuojnë për herë të parë në kuadër të nismës PURL (Prioritized Ukraine Requirements List), e cila synon sigurimin e pajisjeve ushtarake amerikane për Kievin. “Falënderoj Rumaninë dhe Kroacinë që iu bashkuan PURL-it dhe shpallën kontributet e tyre të para në këtë program”, shkroi Zelensky. Programi PURL u krijua në gusht të vitit 2025 dhe deri më tani ka mbledhur rreth 4.3 miliardë dollarë, të destinuara për blerjen e armatimeve dhe municioneve amerikane për Ukrainën. Kievi ka theksuar vazhdimisht...