Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
“Maduros iu dhanë disa oferta për dorëzim, por deshi të luante”, Rubio paralajmëron botën: Nuk bëni dot lojëra me presidentin Trump
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro iu dhanë “disa oferta shumë, shumë, shumë bujare” për të lënë pushtetin, por “zgjodhi në vend të kësaj të sillej si një njeri i egër” dhe të “luante me presidentin Trump”. Duke folur në konferencën për shtyp pas operacionit ushtarak amerikan që arrestoi Maduron, Rubio tha se udhëheqësi Venezuelan kishte “mundësi të shumta për të gjetur rrugën e tij diku tjetër”. “Në vend të kësaj, ai donte të luante rolin e djalit të madh”, tha Rubio. Presidenti Donald Trump i tha Fox News të shtunën se Maduro “donte të negocionte në fund” dhe po “përpiqej shumë të bënte një marrëveshje”. “Nuk doja të negocioja. Thashë, ‘Jo, duhet ta bëjmë'”, tha Trump. “Nicolas...







