Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Maduro përpara gjykatës, kush është gjyqtari 92-vjeçar që është caktuar për çështjen e presidentit venezuelian
Çështja e bujshme penale kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin K. Hellerstein, i cili u nominua dhe u konfirmua në këtë detyrë nga presidenti Bill Clinton në vitin 1998. Hellerstein shërben si gjyqtar i lartë (senior judge) që prej vitit 2011 në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar një sërë çështjesh të ndjeshme, përfshirë ato që lidhen me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si edhe raste të tjera që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe sigurinë kombëtare. Gjatë verës, ish-gjenerali venezuelian dhe ish-shefi i inteligjencës, Hugo Carvajal Barrios, u deklarua fajtor para gjyqtarit Hellerstein për akuza që lidhen me narko-terrorizmin dhe trafikun e drogës. Hellerstein ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes...







