Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kështu Nikolas Maduro u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Nju Jorkut, ku u njoh me aktakuzën e tij, duke përfshirë përfshirje në narkoterrorizëm dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese. Presidenti i rrëzuar i Venezuelës doli para trupës gjykuese në Manhatan i veshur me një bluzë ngjyrë blu, me pantallona burgu ngjyrë portokalli, këmbët e prangosura, ndërsa u pa në sallë teksa mbante shënime. Ngjashëm veproi edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores. Nicolas Maduro iu prezantua gjyqtarit Alvin Hellerstein në spanjisht. Ai shtoi se ishte në sallën e gjyqit “i rrëmbyer”, jo me vullnet të lirë. “U kapa në shtëpinë time në Karakas”, tha Maduro, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane. Në sallën e...