Maduro: Gati për negociata me SHBA-në për drogën, naftën dhe ekonominë
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro tha se ishte “gati” për bisedime mbi trafikun kundër drogës, naftës ose marrëveshjeve ekonomike me qeverinë amerikane, gjatë një interviste televizive të transmetuar të enjten, mes një krize me Uashingtonin, i cili po ushtron presion në rritje mbi Karakasin dhe ka vendosur një armatë anijesh luftarake dhe elementë të tjerë të ushtrisë amerikane me fuqi të madhe zjarri në Karaibe. “Qeveria amerikane e di këtë, sepse u kemi thënë shumë përfaqësuesve të saj: Nëse duan të diskutojnë seriozisht një marrëveshje për të luftuar trafikun e drogës, ne jemi gati. Nëse duan naftë nga Venezuela, Venezuela është gati për investime amerikane, si ajo e Chevron, kurdo që duan, kudo që duan dhe si të duan”, tha kreu i shtetit për VTV, duke...
Burimi:
top-channel.tv