Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, zbulohet data se kur do të dalin para gjykatës

Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, zbulohet data se kur do të dalin para gjykatës

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën. Sipas informacioneve paraprake të deklaruara nga një zëdhënës i gjykatës, ata priten të dalin para gjyqtarëve rreth orës 12 sipas kohës lokale. “Ata do të dalin para gjykatës të hënën. Seanca dëgjimore është caktuar për në orën 12:00 sipas kohës lokale”, deklaroi ai. Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën. Ata u dërguan nga kryeqyteti Karakas në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn për t’u përballur me akuza të lidhura me trafikimin e drogës. Maduro ka mohuar të jetë...