“Maduro dhe bashkëshortja e tij u nxorrën zvarrë nga dhoma e gjumit”, CNN zbardh detaje nga aksioni i Delta Force në Venezuelë

“Maduro dhe bashkëshortja e tij u nxorrën zvarrë nga dhoma e gjumit”, CNN zbardh detaje nga aksioni i Delta Force në Venezuelë

Mediat amerikane kanë zbardhur detaje të reja nga aksioni mëngjesit të ëksaj të shtune nga Delta Force në Venezuelë, ku bënë të mundur arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores. CNN raporton se çifti u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në arrestimin e tyre. Sipas burimeve të CNN operacioni, i kryer nga Delta Force, forca elitare e Ushtrisë Amerikane, nuk shkaktoi asnjë viktimë nga ana e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan. Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e kësaj të shtune një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan...