Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut
Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air National Guard Base në Nju Jork, kanë bërë të ditur zyrtarë federalë amerikanë. Maduro pritet të dalë javën e ardhshme para gjykatës federale në Manhattan, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armësh. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pas rrëzimit të Maduros, Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë për një kohë të pacaktuar Venezuelën” dhe do të marrin nën administrim rezervat e mëdha të naftës të vendit. Ai tha se kompanitë amerikane do të ftohen të investojnë miliarda dollarë në industrinë venezueliane të naftës, ndërsa konfirmoi se trupa amerikane do të kenë prani në territorin venezuelian “sa i përket çështjeve të...