Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet strategjike dhe mbrojtja
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur këtë të premte (24 prill) një vizitë zyrtare dy-ditore në Greqi, e cila vlerësohet si shumë simbolike në një moment tensionesh gjeopolitike dhe përpjekjesh për forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Sipas agjendës zyrtare, Macron mbërrin pasditen e sotme në Athinë, ku do të marrë pjesë në një aktivitet në Forumin Romak, në prani të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ai do të pritet në Pallatin Presidencial nga homologu grek Konstantinos Tasoulas, i cili do të shtrojë një darkë zyrtare për homologun francez. Të shtunën (25 prill), vizita vijon me një sërë takimesh dhe aktivitetesh zyrtare. Macron dhe Mitsotakis do të vizitojnë fregatën “Kimon” në Pire, ndërsa më pas do të zhvillojnë një takim...
Burimi:
javanews.al