Macron kishte kërkuar ndihmën e Epstein, çfarë thuhet në dosje

Macron kishte kërkuar ndihmën e Epstein, çfarë thuhet në dosje

Një tjetër emër i rëndësishëm i politikës globale, në publikimin e mbi 3 milionë faqeve shtesë dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj Epstein, është ai i Presidentit aktual të Francës. Emri i tij shfaqet në dokumente të shumta që datojnë para dhe pas zgjedhjes së tij për herë të parë si president në vitin 2017. Të dhënat sugjerojnë se Epstein pretendonte se Macron kishte kërkuar ndihmën e tij për çështje të ndryshme. Në një email të dërguar nga Epstein më 17 shtator 2018 drejtuar presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Borge Brende, Epstein tha se informacioni që po ndante ishte konfidencial dhe citoi Macron. “Nga Macron: Ne besojmë se duhet të rimendojmë, rindërtojmë dhe shpikim (i) qeverisjen dhe formatin e institucioneve ndërkombëtare, (ii)...