Macron: Franca rrëzoi dronë në Lindjen e Mesme, por nuk ishte pjesë e sulmeve ndaj Iranit
Franca nuk mori pjesë në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën në fund të javës së kaluar, por ka ndërmarrë veprime mbrojtëse në rajon, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim të transmetuar në televizionin francez. Macron tha se forcat franceze kanë rrëzuar dronë “në vetëmbrojtje legjitime në orët e para të konfliktit”, me qëllim mbrojtjen e hapësirës ajrore të aleatëve. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi operacionet. Presidenti francez bëri të ditur se avionët luftarakë Rafale, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët janë vendosur në Lindjen e Mesme dhe se këto masa do të vazhdojnë “për aq sa të jetë e nevojshme”. Aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” drejt rajonit Macron konfirmoi gjithashtu zhvendosjen e aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle, e cila do të...
Burimi:
vizionplus.tv