Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se liderët e Bashkimit Evropian ndodhen në Tivat për të mbështetur Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë se është i gatshëm dhe i vendosur për zgjerim. “Ne jemi të gjithë këtu për të mbështetur punën e Malit të Zi dhe të autoriteteve malazeze në mënyrë që vendi të bashkohet me Bashkimin Evropian”, tha presidenti francez. Ai theksoi se liderët evropianë janë në krah të Malit të Zi dhe janë të gatshëm ta ndihmojnë atë që të integrohet sa më shpejt në familjen evropiane, shkruan vijesti.me. “Arsyeja e ardhjes sonë është zgjerimi me anëtarin tonë të ri, Malin e Zi. Të gjithë jemi në anën...