Macron: BE-ja të zgjedhë mes fuqizimit ose rrezikut për t’u shkatërruar
Bota E Martë, 10 Shkurt 2026 14:02 Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një momenti vendimtar dhe duhet të përcaktojë nëse do të shndërrohet në një fuqi të plotë globale apo do të mbetet i pambrojtur përballë konkurrencës ndërkombëtare. Në një intervistë për disa media evropiane, Macron theksoi se zhvillimet e fundit ekonomike globale, veçanërisht rritja e shpejtë e Kinës dhe suficiti i saj tregtar me pjesën tjetër të botës, tregojnë se Evropa nuk mund të vazhdojë të funksionojë vetëm si një treg i hapur. “Nëse Evropa mbetet thjesht një treg i hapur në të gjitha drejtimet, do të shkatërrohet. Ajo duhet të vendosë nëse është e aftë të bëhet një fuqi ekonomike, financiare, ushtarake dhe demokratike”, u shpreh ai....
Burimi:
kohajone.com