Luksemburgu i thotë jo anëtarësimit të Ukrainës në BE: Ne kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë ato
I irrituar nga thirrjet e përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka shfaqur rezerva.. “Sapo dëgjova që presidenti Zelensky tha se duhet të bëhet anëtar nga viti i ardhshëm. Më vjen keq. Ia kam thënë shumë here, mos vendos ultimatum. Nuk është në interesin tënd,” deklaroi Bettel. Ministri theksoi se duhet të respektohen kriteret e Kopenhagës, të cilat zbatohen për të gjithë. “Ekzistojnë rregulla, kriteret e Kopenhagës, dhe duhet t’i përmbushim. Nuk mund të themi se ka kritere për njërin dhe jo për tjetrin,” tha ai, duke shtuar se “derisa kriteret e Kopenhagës nuk përmbushen, nuk mund të themi: ‘Ju lutem, hyni në familje dhe për ju do t’i...
Burimi:
vizionplus.tv