Luftë e re kundër kontrabandistëve, Franca kryen ndërhyrjen e parë në ujë për të kapur varkat e emigrantëve drejt Britanisë

Luftë e re kundër kontrabandistëve, Franca kryen ndërhyrjen e parë në ujë për të kapur varkat e emigrantëve drejt Britanisë

Zyrtarët francezë kanë kryer për herë të parë një ndërhyrje në ujë për të ndaluar varkat e vogla që transportojnë emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e një politike të re të ashpërsuar kundër kontrabandës së njerëzve. Operacioni u zhvillua në kanalin Aa, në zonën e Gravelines, në bregdetin verior francez mbi Calais, ku oficerët francezë ndaluan dhe hipën në një gomone të ashtuquajtur “taksi-varkë”. Sipas pamjeve të siguruara nga BBC, disa burra – që dyshohet se janë kontrabandistë – u panë në gomone pranë një anijeje policie, ndërsa mjeti më pas u tërhoq drejt skelës.Prefektura detare franceze nuk dha detaje për rastin, duke deklaruar vetëm se është hapur një “hetim gjyqësor në vazhdim” lidhur me këtë ndërhyrje. Ndryshimi i taktikave vjen...