Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket se po hyjnë në momente vendimtare dhe faktet tregojnë se ka pak gjasa që të kemi një rezultat pozitiv. Kjo pasi me një lëvizje të papritur aeroplanmbajtësja më e madhe e Marinës Amerikane, “USS Gerald R. Ford”, u nis nga Gjiri i Soudës në Kretë, duke u drejtuar për në brigjet pranë Haifës në Izraelin verior, ku pritet të mbërrijë të premten. Sipas burimeve ushtarake, qëndrimi i anijes në bazën detare dhe ajrore atje ishte për furnizim dhe mbështetje logjistike, thekson Reuters. Sipas informacioneve nga mediat greke, aeroplanmbajtësja dhe anijet e saj shoqëruese mund të arrijnë zonën e tyre të mundshme të veprimit në Lindjen e Mesme brenda 24 orëve, shkruan A2 CNN. Mbetet e paqartë nëse...