LUFTA ZGJEROHET? Shpërthime në Dubai, Sulme në Teheran!
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai. Sipas mediave ndërkombëtare zjarr dhe tymi ka përfshirë lagjen Palm Island të qytetit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e sotëm sulme ndaj Iranit, ndërsa shpërthime të forta u raportuan në Teheran. Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, shpërthime u dëgjuan në zona të ndryshme të kryeqytetit iranian. Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei nuk ndodhet në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më herët, Associated Press bëri të ditur se një nga sulmet në kryeqytet ndodhi pranë zyrave të Khameneit.
Burimi:
ntv.al