Lufta Rusi-Ukrainë/ Trump dhe Zelensky zhvillojnë një bisedë telefonike, ende nuk dihet për çfarë kanë komunikuar

Lufta Rusi-Ukrainë/ Trump dhe Zelensky zhvillojnë një bisedë telefonike, ende nuk dihet për çfarë kanë komunikuar

Presidenti i SHBA Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e sotme. Komunikimi telefonik i tyre vjen në vazhdën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa Zelenksy njoftoi më herët se ditën e nesërme kreu i delegacionit negociues ukrainas, Rustem Umerov, do të takohet me palën amerikane dhe do të diskutojë tre çështje aktuale për Ukrainën. Siç raportojnë mediat e huaja, ata do të përgatiten për një takim tre palësh më pas me pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë, që pritet të mbahet në fillim të marsit. Top Channel